Evis Kushi do të jetë ministrja e re Arsimit në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një komunikim direkt dhe bisedim me ministren aktuale Shahini dhe pasuesen e saj, njofton Insajderi.
Kryeministri Edi Rama ndërsa falënderoi Shahinin për punën e bërë, njoftoi se Kushi do jetë ajo që do vazhdojë me punën e saj, shkruan Top Channel.
“Kam keqardhje për largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit’, tha kreu i qeverisë.
Ndërkohë, Evis Kushi, deputete e PS në Elbasan tha se: “Është privilegj shumë i lartë, pas shtatë vjetësh në politikë të jem në ministri, përgjegjësi shumë e lartë”.
Kurse Besa Shahinideklaroi se “pata nderin që kam kontribuuar për Shqipërinë. Ne kemi tejkaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e Coronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë”.
“Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë moderne”./Insajderi.com