Ish-kandidati për kryetar të Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kajtaz Gashi, ka vendosur të largohet nga ky subjekt politik.
Ai ka falënderuar partinë e Ramush Haradinajt për mundësinë që i kishte dhënë në kandidimin për kryetar të Malishevës.
Ai nuk ka treguar arsyet për të cilat mori vendim të largohet nga AAK-ja.
“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës. Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite. Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit”, ka shkruar në Facebook Gashi.. /Insajderi.com/