Samuel Blom-Cooper nuk do të jetë më pjesë ekipit të avokatëve të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, përcjell Insajderi.com.
Këtë e ka bërë të ditur avokati kryesor i Thaçit, Gregory Keohe, përmes një shkrese, ku ka njoftuar se ndërprerja e kontratës së tij do të bëhet pa efekt negative në interesat e Thaçit.
Tutje, ai bëri të ditur se Bloom-Cooper është larguar nga ekipi i mbrojtjes së Thaçit më 28 tetor të këtij viti.
“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Keohe ka treguar se ai vazhdon të ndihmohet nga katër bashkë-avokatët tjerë./Insajderi.com