Latifi: Duhet 25 vjet dënim me burg për ata që merren me korrupsion

Latifi: Duhet 25 vjet dënim me burg për ata që merren me korrupsion

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka deklaruar se masa drakonike 25 vjet burg për ata që merren me ryshfet, përcjell Insajderi.

“Kur ta mendon se një ryshfet mundet me ia shkatrru jetën, jo që s’guxon me e kërku, pa as me e çu nëpër mend s’ka me pasë zemër”, ka shkruar Latifi.

Reagimi i tij vjen, pasi Policia e Kosovës arrestoi 12 persona nën dyshime se “keqpërdoren detyrën zyrtare” në Ministrinë e Bujqësisë.

Latifi thotë se korrupsioni është bërë kulturë, mentalitet, ideologji dhe burokraci e jetës shtetërore.

Ai i sheh “të kota” arrestimët, nëse nuk ka edhe burgim të gjatë për këtë vepër. /Insajderi.com