Latifi-Jahjagës: S’mund të shkosh paradite tek kirurgu për operacione e pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore

Latifi-Jahjagës: S’mund të shkosh paradite tek kirurgu për operacione e pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore

Filozofi kosovar, Blerim Latifi, ka kritikuar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, për të cilën thotë se nuk po njihet Atifetja e dikurshme tek ajo e sotmja, për shkak të ndërhyrjeve të saj kirurgjike në fytyrë, njofton Insajderi.

Madje duke thënë se është e drejtë e saj të që të bëjë çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj, por që thotë se Jahjaga punon për të drjetat e grave dhe për barazinë gjinore, gjë që sipas tij nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftën politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale “që rëflektojnë mentalitetet partiarkale dhe maskiliste”.

“Nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën”, ka shkruar Latifi në shkrimin e tij të publikuar në Facebook, të cilin ia ka kushtuar Jahjagës.

Sipas tij, ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi, pasi që “kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri”. /Insajderi.com