Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se gjasat e Ramush Haradinajt për president të Kosovës janë të vogla.
Ai në “Pressing”, ka thënë se më shumë gjasa ka për president ka, Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës sesa Ramush Haradijnaj.
“Haradinaj nuk i ka gjasat e mira për ta pasuar Hashim Thaçin si president”, ka thënë Latifi.
Aktualisht, ekziston një koalicion në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, por në këtë koalicon po ftohet edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po insiston që të mbahen zgjedhjet e ardhshme.
Për postin e presidentit ka pasur diskutime të gjata në mes LDK-së dhe VV-së, para arritjes së marrëveshjes për koalicion, e cila ishe jetëshkurtër.
Posti i presidentit ka shkaktuar kriza të medha poltike në të kaluarën. /Insajderi.com/