Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka kritikuar të majtit me një thënie të Sir Roger Scruton.
Ai të majtit i grupon në tri lloje “mashtrues”, “zjarrvënës” dhe “budallë”.
“Sa herë i dëgjoj disa kastraveca të majtë që kërkojnë që SHBA-të të mos përzihen në punët e brendshme të Kosovës, më kujtohet Sir Roger Scruton”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Latifi vazhdimisht thotë se “anti-imperalizmi amerikan është pjesë e doktrinës së majtë”.
E majta në shkencat sociale njihet si një orientim i gjerë politiko, ekonomik e shoqëror – e që ndahet në shumë shkolla e degëzime.
Në Kosovë qeverisë një subjekt politik që identifikohet si i majtë; Lëvizja Vetëvendosje.
Më parë, Latifi në një paraqitje televizive kishte thënë se “zbehja e Vetëvendosjes për nacionalizmin është për shkak të synimeve të kësaj partie që të anëtarësohet në struktura majtiste globale”, aty ku nacionalizmi s’ka vend. /Insajderi.com