Latifi me fjalë fyese për deputetin turk në Kuvendit të Kosovës

Latifi me fjalë fyese për deputetin turk në Kuvendit të Kosovës

Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi, i është kundërpërgjigjur deputetit turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka, i cili të enjten në Kuvendin e Kosovës kërkoi që të shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili u përfshi në një debat për karikaturat e Profetit Muhamed.

E në të kundërtën Grupi Parlamentar 6+ nuk do të votojë asnjë ligj në seancat e ardhshme, përpos ligjeve që lidhen me COVID-19 dhe Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Por, kjo për Latifin është  e papranueshme. Ai madje shprehi fjalë fyese në drejtim të tij.

“Fikrim Damka, deputeti turk në Kuvendin e Kosovës, sërish e paska kërcënu shtetin e Kosovës: shkarkojeni ambasadorin Gashi ose nuk do të votojmë asnjë ligj! Paramendojeni po të kishte më shumë fuqi ky kastravec, do ta kthente Kosovën në republikë të Haxhi Qamilit”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Insajderi.com