
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar aksionin e mbrëmshëm të Partisë Socialdemokrate, për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve pas orës 22:00, në kuadër të masave anti-COVID-19, njofton Insajderi.
Latifi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se opozita është reduktuar në vetëm dy persona, të cilët sipas tij, po kundërshtojnë veprimet e Qeverinë Kurti II.
“Krejt opozita në Kosovë është reduktuar në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë’’, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Lidhja Demokratik e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, sipas tij, po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati./Insajderi.com