Latifi për deputetët me gabime gjuhësore: Çfarë mund të pritet nga këta analfabetë?

Latifi për deputetët me gabime gjuhësore: Çfarë mund të pritet nga këta analfabetë?

Ligjëruesi i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka komentuar formularët e disa deputetëve të cilët nuk e kanë shkruar si duhet fjalën “shqiptar” te pyetja për kombësinë.

Latifi, këta deputetët i cilësoi si analfabetë, duke pyetur se çfarë mund të pritet nga ta.

“Dhjetëra deputetë të Kuvendit të Kosovës e paskan shkruar gabimisht fjalën “shqiptar” në formularin e broshurës parlamentare. Disa e paskan shkruar “shqipëtar”, duke e futur gabimisht një ë midis shkronjave p dhe t, e disa e paskan shkruar “shqiptarë”, duke mos qenë në gjendje të dallojnë njëjësin nga shumësi. Çfarë mund të pritet nga analfabetë të tillë që as emrin e kombësisë së tyre nuk mund ta shkruajnë pa gabime? Gjeni vetë përgjigjen e saktë! Nuk e keni hiç të vështirë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në media të martën janë publikuar formularët e deputetëve të legjislaturës së tetë.

“Ë-ja” doli të jetë probleme më serioz në gabimet gjuhësore. /Insajderi.com