
Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi, ka deklaruar se përpjekjet për ta fetarizuar figurën e Adem Jasharit janë “projekt i UDB-së”.
“Përpjekjet me fetarizu figurën e Adem Jasharit, rënien dhe sakrificën e tij, janë thjesht dhe vetëm projekt i UDB-së”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi imami i Drenasit, Osman Musliu, deklaroi se “Adem Jashari ka agjëruar”.
Musliu është hoxha që e pastroi kufomën e Adem Jasharit sipas ritualave të fesë islame.
Mbi fetarizmin a jo-fetarizmin e Adem Jasharit, ka pasur debat të shpesht në opinionin kosovar. /Insajderi.com