Latifi sërish kandidat për kryetar të Rahovecit

Latifi sërish kandidat për kryetar të Rahovecit

Smajl Latifi do të jetë kandidat për kryetar të Rahovecit edhe për një mandat, përcjell Insajderi.

Zyrtarizmin e kandidaturës së tij e konfirmoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, gjatë vizitës në Rahovec.

Ai po ashtu përmendi edhe diasporën që sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje “ka tentuar t’i mashtrojë”.

“Vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, janë njerëzit që e dojnë më së shumti Kosovën. Në kohët më të vështira e ndihmuan Atdheun. Nuk janë ata njerëz që e ndihmojnë mashtrimin. Pra, nuk do ta ndihmojnë mashtrimin diaspora e jonë. Nuk mundet me i mashtru ata, pasi që nuk jetojnë këtu. Kanë mendu se e kanë më lehtë, pasi që nuk jetojnë këtu. Po, nuk është lehtë me mashtru diasporën”, ka thënë Haradianj.

Haradinaj, kishte kritike edhe për Qeverinë e Kosovës për sa i përket subvencioneve.

“Ndodhi ajo që më së shumti ja kam pasur frikën, nga kjo Qeveri, në vend se me marr ndryshimin ne po e marrim mashtrimin nga ta. Kurrë se kam pritur që ka me mu deshtë mua, që në Parlamentin e Kosovës që për shkak të kryetarit të juaj Smajl Latifi, me i mbrojt subvencionet dhe mos me ju hjek 400 euro. Mos të kishte ndodhur alarmi që e ka dhënë kryetari i juaj Smajl Latifi, ishte duke ndodhur sanksioni për fermerët, vreshtarët dhe të tjerëve, duke ju hjekur ato subvencione”, tregoi Haradinaj. /Insajderi.com