fbpx

Latifi zotohet për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje

Latifi zotohet për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje

Smajl Latifi, kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, ka siguruar të rinjtë e këtij qyteti se do të jenë pjesë kyçe në vendimmarrjen gjatë mandatit të tij.

Latifi ka diskutuar sot me të rinjtë e komunës së Rahovecit ku shpalosi programin dhe tregoi përkushtimin e tij ndaj rinisë.

“Fillimisht shpalosa programin tim për rininë e pastaj kishte pyetje të shumta nga ta të cilat ishin me të vërtetë interesante”.

“Energjia dhe përkushtimi i rinisë është kyç në rolin e shoqërisë e unë i sigurova ata se do jenë pjesë e vendimmarrjes në mandatin tim”, ka thënë Latifi./Insajderi.com