Lavdërohet mbrojtja e Kadri Veselit

Lavdërohet mbrojtja e Kadri Veselit

“Mbrojtja e Kadri Veselit shembull i një përfaqësimi adekuat, profesional dhe argumentues pa emocione dhe retorikë”.

Në këtë mënyrë është lavdëruar mbrojtja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit nga Etem Miftaraj i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Sot në Hagë po zhvillohet seanca statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, Miftaraj ka kritikuar Specialen për mos ofrimin e dosjeve të lëndës në këtë kohë.

”Strategjia e Prokurorisë për të mos ofruar dosjet e lëndës në kohë të arsyeshme dhe kërkesa për afat të shkurtër kohor për mbrojtjen cenon sigurinë juridike, barazinë e armëve në procedurë gjyqësore dhe një gjykim të drejtë dhe të pavarur”, tha ai. /Insajderi.com