Rusia me Serbinë

Lavrov: Çfarë i përshtatet Serbisë, ne e mbështesim

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë po qëndron në Beograd. Vizita e parë jashtë vendit prejse ka filluar pandemia. Ai vjen për të ri-konfirmuar mbështetjen dhe qëndrimin krah Serbisë.

Lavrov: Çfarë i përshtatet Serbisë, ne e mbështesim

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavro, ka deklaruar, gjatë vizitës së tij në Beograd, se Rusia përkrahë atë që i përshtate Serbisë, kur është në pyetje kontesti me Kosovën dhe zgjidhja eventuale e tij, njofton Insajderi.

Sipas agjencisë serbe te lajmeve Tanjug, Lavrov ka ripërsëritur qëndrimin mbështetës dhe të palëkundur rus për Serbinë.

|Sot, e kemi konfirmuar edhe një herë se do të mbështesim të gjitha hapat dhe iniciativat që me të vërtetë do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, ka shtuar më pas Lavrov./Insajderi.com