Lavrov: Rusia është duke i trajtuar me kujdes informatat se mercenarët shqiptar gjenden në Ukrainë

Lavrov: Rusia është duke i trajtuar me kujdes informatat se mercenarët shqiptar gjenden në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov,  ka deklaruar se ata janë duke i trajtuar me kujdes informatat se në Ukrainë janë dërguar mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja.

Këta mercenarë supozohet të luftojnë kundër forcave pro ruse në Donbas.

Lavrov ka bërë një koment të shkurtë për mediumin rus “Sputnik”.

Rusët akuzojnë Perëndimin se është duke angazhuar forca në krah të Ukrainës duke përfshirë edhe rekrutimin e mercenarëve britanik dhe ata polakë të cilët janë të angazhuar në fronte e luftës.

Ndryshe Ukraina është e përfshirë në një luftë civile dhe nuk është duke arritur të shtrijë pushtetin e saj në zonat e populluara me rusë.

Rebelët rus kërkojnë ndryshimin e politikës ukrainase në favor të Rusisë. /Insajderi.com