
Temë e takimit në mes të ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atij kroat, Gordan Grliq-Radman, ka qenë edhe Kosova, njofton Insadjeri.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ishte vetë Lavor që ka treguar se ka biseduar me homologun e tij kroat edhe për Kosovën, specifikisht “problemin e komunave me shumicë serbe”.
Biseda është zhvilluar në vazhdën e një vizite zyrtare që diplomati rus po e zhvillon në Zagrep, kryeqytetin kroat.
Njoftohet se përveç Kosovë, temë diskutimi ishin edhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor.
Dy ministrat, njoftohet të kenë folur edhe për situatën në shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës./Insajderi.com