LDK-AKR prin bindshëm në Podejuvë, VV e dyta

LDK-AKR prin bindshëm në Podejuvë, VV e dyta

Pas numërimit të 81.98 për qind të votave në Komunën e Podujevës, koalicioni LDK-AKR-Alternativa prin bindshëm me 38 për qind të votave të fituara.

Vetëvendosje (VV) është në vendin e dytë, pas 81.98 për qind të votave të numëruara, me 31 për qind të votave të fituara, raporton Insajderi.

I treti është koalicioni PDK-AAK-NISMA, i cili koalicion ka fituar 27 për qind të votave.

Numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar rreth orës 20:30, një orë e gjysmë pas mbylljes së vendvotimeve. /Insajderi.com