LDK akuzon VV-në për punësime familjare

LDK akuzon VV-në për punësime familjare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm në institucione, njofton Insajderi.

Përmes një konference për media, zyrtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se VV-ja ka filluar t’iu ofrojë strehë familjarëve e aktivistëve në institucione agjenci të ndryshme.

Sipas tij, këto emërime po bëhen si përpjekje për “ta kapur shtetin”.

“LDK-ja duke e përcjellë me shqetësimin shtrirjen e kësaj dukurie dhe kërkon që një trend i tillë të ndërpritet. LDK-ja vlerëson se emërimet po bëhen për kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, e aq më keq është mënyra se si po arsyetohen këto emërime familjare.

Në vazhdën e këtyre emërimeve është edhe emërimi i aktivistëve të VV-së në pozita udhëheqëse në Postë dhe Telekom. Është shqetësues fakti që gjatë këtyre ditëve të qeverisjes zyrtarët e lartë që kanë aktakuza po tentojnë të frikësojnë gjyqtarët e prokurorët”, ka deklaruar Manaj./Insajderi.com