LDK alarmon për gjendjen në shëndetësi: 99 punëtorë të shëndetësisë kanë lëshuar Kosovën

LDK alarmon për gjendjen në shëndetësi: 99 punëtorë të shëndetësisë kanë lëshuar Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë në Kosovë është alarmante. Sipas tyre, ka nevojë urgjente për reformë në ligjin për shëndetësi.

Në një konference me gazetarë deputeti Naser Rugova tha se Qeveria merren me njeri tjetrin dhe nuk e ushtrojnë funksionin në detyrat te cilat i kanë nën përgjegjësi.

“Kjo qeveri merren me njeri tjetrit dhe nuk e ushtrojnë funksion qe e kanë me detyra. Gjendja në sektorin e shëndetësisë është alarmante. Nevojë imediate për reformë legjislative për ligjin për shëndetësinë”.

“Mungesë enorme e medikamenteve në spitale dhe QKUK. Presione mbi personelin shëndetësor, emërime politike qe po degradojnë sistemin shëndetësor. Njeriu që udhëheq kët1% dikaster ka dështuar”, tha Rugova.

Që nga janari i këtij viti deri në muajin korrik 99 punëtorë të shëndetësisë e kanë lëshuar Kosovën. Kjo tregon për gjendjen deprimuese të punëtorëve shëndetësorë në vendin tonë kur dihet se sipas statistikave Kosova ka nevojë edhe për 5 mijë mjekë specialist”, ka deklaruar Rugova.

Në këtë konferencë Rugova ka folur edhe për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke shtuar se ky sektor është katandisur si është më keq. Ai ka thënë se Qeveria duhet të dorëhiqet , dhe se këta dy sektorë kanë dështuar.