Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri dhe Aleanca Kosova e Re kanë hyrë në koalicion për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Insajderi.com.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, i cili tha se Bujar Saraçi do ta përfaqësojë AKR-në në listën e kësaj partie.
“LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor, kurse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të mërkurën se vendimi për shtyerje apo jo do të merret në bazë të rekomandimeve të ekspertëve./Insajderi.com