Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës e kanë quajtuar legjitime dhe morale kërkesën e anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ibrahim Selamanajt, për rinumërim total të votave, njofton Insajderi.
Anëtari i LDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti, tha se kjo kërkesë vjen pas situatës që ka ndodhur ditëve të fundit.
“Kërkesa e Ibrahimit sa shoh unë për rinumërim, vjen pas situatës që ka ndodh ditëve të fundit. Askush nuk ka kërku rinumërim për rezultatin e subjekteve politike”, tha ai duke e quajtur kërkesën e Selamanajt ‘morale’, “Kjo është një kërkesë morale nga ana e përfaqësuesit të AAK në kuptimin e asaj që të zbulohet çdo gjë rreth kandidatëve”.
Gjithashtu, Arianit Elshani, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo kërkesë është legjitime.
“U tha që kërkesa e Selmanajt është politike dhe mund të jetë, mirëpo është legjitime. Ka disa fakte video incizime, rinumërimi ka konstatuar që ka pasur manipulime”.
Ai po ashtu tha se shpreson që ky proces të përmbyllet për të parë nëse ka mospërputhje të tjera të rezultateve. /Insajderi.com