LDK do të mblidhet për të ndarë ministritë

LDK do të mblidhet për të ndarë ministritë

Kryesia e LDK-së pritet këto ditë mblidhet për ndarjen e ministrive që do të marrin këtë mandat.

Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm për emrin e mandatarit.

“Besoj se ditëve në vijim do të thërrasim Kryesinë për të folur për emrat e ministrave. Synojmë të mbajmë 15 ministri, po bisedojmë për ndarjen e dikastereve”, tha Abrashi.

Ndërkohë dje është konfirmuar që AAK ka kërkuar katër ministri, ku si emra të mundshëm janë përmendur Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Ramë Likaj.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së voton për Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër