Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, mendon se partia pjesë e së cilës është ai duhet t’i fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit për të vazhduar implementimin e marrëveshjes së Uashingtonit.
Ai për EO tha se LDK i ka në program ekonomik marrëveshjet ndërkombëtare, përcjell Insajderi.
Abrashi e quajti “lajm të mirë”, mbështetjen e marrëveshjes së 4 shtatorit nga administrata Biden.
“LDK-ja i nevojitet vendit që të vazhdojë këtë marrëveshje edhe e mira e gjithë saj është që edhe administrata e re në SHBA tani më ka bërë të qartë dhe ka dhënë sinjale që është bërë një punë e mirë me këtë marrëveshje e cila duhet të vazhdojë e cila gjithsesi paraqet një prej shtyllave të programit tonë ekonomik”, tha ai.
“Realisht deklarimi i kësaj jave zyrtarit më të lartë të SHBA-së se kjo marrëveshje do të vazhdojë dhe është bërë mirë për Kosovën dhe rajonin, na jep një kurajë më të madhe që të dalim të kërkojmë votën dhe të punojmë më shumë për shtetin tonë”, shtoi Abrashi. /Insjaderi.com