Ministri në Detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.
Ai tha se subjekti më i vjetër politik në vend do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kësaj liste e cila nuk është bërë publike i prin Avdullah Hoti, njofton Insajderi.
“Sot në kuadër të rregullave të KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK në kuadër të orarit ka dorëzuar listën me emrat e deputetëve që besoj se është lista më e mirë në këtë garë që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti dhe besoj që do të jetë një garë ku LDK do të dalë fituese në këto zgjedhje”. /Insajderi.com