
Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me dy mijë euro nga Inspektorati i Punës në Prishtinë, për shkak të mosrespektimit të masave kundër Coronavirusi gjatë një tubimi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, njofton Insajderi.
Lajmin e bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, teksa ka shkruar se “Askush nuk është mbi ligjin!”.
“Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.
Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, shkroi Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com
Askush mbi ligjin!
Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet…
Posted by Adonis Tahiri on Monday, January 11, 2021