LDK: Hoti nuk ka qenë pjesë e partisë së Bukoshit

LDK: Hoti nuk ka qenë pjesë e partisë së Bukoshit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet mediale se kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, ka qenë pjesë e partisë së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshit.

Përmes një komunikate për media, LDK ka sqaruar se bëhet fjalë për një person tjetër, me emër të njëjtë sikur të të nominuarit për kryeministër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se z. Avdullah Hoti aktivitetin e  tij politik e ka filluar në vitin 2006, si pjesë e LDK-së, ndërsa personi për të cilin flitet e ka të njëjtin emër dhe mbiemër, por është tjetër dhe me profesion mjek”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga mediet që të jenë korrekte dhe që lajmet të verifikohen konform stndardeve më të larta të gazetarisë, sidomos në këtë fazë, kur po i afrohemi fushatë parazgjedhore”, thuhet tutje në komunikatën e LDK-në./Insajderi.com