Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ua pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatëve që kanë probleme me ligjin, njofton Insajderi.
Ardita Dushi, shefe e shtabit zgjedhor të LDK-së, ka thënë se asnjë kandidat nuk është mbi ligjin.
“LDK-ja kërkon nga partitë tjera politike në garë për zgjedhje ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses dhe institucioneve tjera për pastërtinë e listave zgjedhore për ata që e kanë shkelë ligjin.
Kërkojmë nga institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe dënojnë ata që po sulmojnë kryesuesen e KQZ-së. Kërkojmë nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë që të dënojnë përpjekjejet e partive për shantazhin e institucioneve të pavarura”, tha Dushi në një konferencë për medie./Insajderi.com