LDK i drejtohet diasporës: Mos bini pre e Vetëvendosjes

LDK i drejtohet diasporës: Mos bini pre e Vetëvendosjes

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që siç thanë ata të mos bien pre e “propagandës”, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky subjekt politik, ka deklaruar se janë “hapur faqe online për të marrë mjete financiare nga mërgata”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e shqetësuar nga akti i sotëm i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët krijuan faqe online për të manipuluar vullnetin politik të mërgatës sonë, madje duke u tentuar që atyre t’u marrin edhe mjete financiare nga llogaritë bankare”, thuhet në njoftim.

Sipas, subjektit politik më të vjetër Kosovar, partia e Albin Kurtit e ka “helmuar” mërgatën.

Kjo sipas tyre ka ndikuar që shumë prej mërgimtarëve të mos investojnë në Kosovë /Insajderi.com

 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e shqetësuar nga akti i sotëm i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Thursday, 14 January 2021