LDK-ja dhe VV-ja bojkotojnë edhe takimin me ambasadorët e QUINT-it

LDK-ja dhe VV-ja bojkotojnë edhe takimin me ambasadorët e QUINT-it

Ka filluar takimi koordinues për dialogun, ndërmjet liderëve institucional, ekipit negociator dhe ambasadorëve të Quintit.

Edhe sot dy partitë opozitë, Vetëvendosje dhe LDK kanë bojkotuar këtë takim.

Në takim po marrin pjesë; Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, dy bashkëdrejtuesit e ekipit shtetëror për dialogun, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, si dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit Avni Arifi, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, dhe Mahir Yagcilar, transmeton ksp.

Aty janë parë edhe disa nga ambasadorët e vendeve të Quintit, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, si dhe zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss.

Dy partitë opozitare kanë bojkotuar takimin e djeshëm, si dhe punën e Kuvendit kur ka qenë fjala për të votuar politikat e pushtetit, siç ishte rasti me buxhetin.