Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi është varrosur sot me ceremoni shtetërore të organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Por, në varrimin e “Mandelës së Evropës” nuk kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, LDK nuk ka dhënë sqarime rreth mungesës së pranisë së tyre në varrim.
Dy ditë më parë LDK kishte lëshuar një komunikatë për shtyp ku vlerësonte lart figurën e Demaçit.
Por, derisa LDK ka vendosur të bojkotojë ceremoninë e varrimit të atdhetarit që kishte kaluar 28 vjet burg në burgjet e regjimit komunist jugosllav, kryetari i tanishëm Isa Mustafa kishte marrë pjesë në nderimet pranë varrit të liderit komunist jugosllav Josip Broz Tito.
Isa Muatafa në fund të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kishte pasur edhe poste politike në kuadër të atëherë Krahinës së Kosovës.
Kurse dje gjatë ditës zyrtari, Besim Hoti ka ofenduar rëndë të ndjerin Demaçi duke e quajtur monstrum dhe përqarës, postimin e tij e ka pëlqyer Naser Rugova. Kurse deputeti Armend Zemaj i shkruan “Respekt Besim shoqi”.