LDK: Koalicioni LAA do të ketë 30 deputetë në Kuvend

LDK: Koalicioni LAA do të ketë 30 deputetë në Kuvend

Përmes një komunikate për media Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se edhe pas numërimit të votave të diasporës koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do të ketë 30 deputetë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa është renditur e treta në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa është ftuar disa herë në Lëvizja Vetëvendosje që ka mbetur e dytë të fillojnë bisedimet për një bashkëpunim mes tyre në mënyrë që të mos i bashkohet qeverisjes së PDK-së./Insajderi.com