![LDK-ja për pushtet e fali Thaçin që kërkonte dënim për “tradhtitë e Rugovës”, por jo edhe Demaçin](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/alksdj-2-730x440.png)
Presidenti, Hashim Thaçi vite më parë kërkonte dënimin e tashmë të ndjerit Ibrahim Rugovës, duke e akuzuar ish-presidentin Rugova për tradhti, për shkak të bisedimeve me Serbinë.
“Shkuarja e Rugovës në Beograd, dhe shtrirja e dorës me kriminelin ndaj popullit shqiptarë, nuk është asgjë tjetër veçse atak i drejtpërdrejtë i lutës”, thoshte Thaçi.
Për këtë LDK-ja e kishte falur Thaçin, kjo për shkak të përfitimeve dhe interesave të tyre për pushtet. Dhe se marrëveshja e dhjetorit të vitit 2014 mes PDK-së dhe LDK-së i mundësonte kryetarit, Isa Mustafa që ta rrëmbente postin e kryeministrit, e marrëveshjet mes tyre kthehen çdo herë kur është në pyetje interesi për pushtet.
Kritik ndaj ish-presidentit Rugova ishte edhe i ndjeri Adem Demaçi.
“Ibrahim Rugova ishte në rrugën e kombit derisa ishte lehtë. Si filloj të vështirësohej puna, Rugovës ngadalë dalë ju shishmua rakia, duhani, konjaku, kolltuku, dhe filloj të harroj rrugën e kombit. Ai asnjëherë nuk ka vdekur për kombin ka përtuar të vdesë. Ka qenë burrë i urtë i mirë, por ka qenë frikacak i madh”, thoshte Demaçi.
Ani pse LDK-ja e fali presidentin Thaçi, ajo asnjëherë nuk e fali të ndjerin, Adem Demaçi. Këtë po e dëshmojnë edhe tani me rastin e vdekjes së tij, duke e bojkotuar edhe varrimin e Demaçit, e fyer atë.
Jo më larg se dje zyrtari i LDK-së Besim Hoti, e fyu të ndjerin Demaçi, duke e quajtur “përçarësi numër dy i shqiptarëve”.
Fyerjet e Hotit për Demaçin gjetën përkrahje edhe nga deputeti, Naser Krasniqi dhe Armend Zemaj, pasi të njëjtit e përkrahën atë duke ia pëlqyer postimin. /Insajderi.com