Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përkundër rezultatit preliminar që bënë fitues për 52 vota kryetarë Gani Dreshajn dhe jo Haki Rugovën, ka thënë se ende nuk ka përfunduar asgjë.
“Nuk ka fitues. Rezultati është ky që është, nuk dëshirojë të komentoj votën sepse ata vendosin por fituesi ende nuk përcaktuar”, ka thënë Dreshaj.
Por më i sigurt se Mustafa ka dalë të jetë Armend Zemaj. Ai ka folur më me optimizëm. Madje ka thënë se janë disa probleme teknike që kur të zgjidhen do ta shpallin fitues Haki Rugovën.
“Ka disa probleme që duhet të barazohen, por sigurt Haki Rugova është përpara”, ka thënë Zemaj./Insajderi.com