LDK-ja të shtunën zgjedh kryesinë e re

LDK-ja të shtunën zgjedh kryesinë e re

Të shtunën, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që ta zgjedh kryesinë e partisë.

Burime të Insajderi-it, brenda LDK-së, thonë se takimi për vendosjen e emrave në krye të subjektit politik fillon nga ora 14:00.

Kryesia e re do të zgjidhet, pasi ajo e fundit dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në votimet e 14 shkurtit.

Bashkë me kryesinë kishte dhënë dorëheqje edhe Isa Mustafa, për t’i dhënë hapësirë zgjedhjes së një kryetari të ri.

Zgjedhjet e brendshme partiake i fitoi Lumir Abdixhiku, i cili nga nesër fillon kompletimin e strukturave të partisë.

Ditë më parë ishin vendosur emrat e Këshillit të Përgjithshëm, aty mungon emra të vjetër si Melihate Tërmkolli. /Insajderi.com