LDK jep detaje për takimin e ambasadorit amerikan me Isa Mustafën

LDK jep detaje për takimin e ambasadorit amerikan me Isa Mustafën

LDK ka konfirmuar takimin e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa me ambasadorin amerikan, Philp Konsett.

Në këtë takim, siç njoftohet, është biseduar për zhvillimet politike në vend, transmeton Klan Kosova.

“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së”, thuhet në kumtesë.

Mustafa ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës nëpër etapa të rëndësishme.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.