LDK jep detaje – si e humbi Beqiri garën ndaj Abrashit brenda partisë

LDK jep detaje – si e humbi Beqiri garën ndaj Abrashit brenda partisë

Arban Abrashi zyrtarisht është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Prishtinës. Për kandidaturën e tij si i pari i Prishtinës Abrashi ka mposhtur ish-kryetarin e Prishtinës, Ismet Beqirin

Agim Gashi asamblist i LDK-së në Prishtinë në një bisedë me Insajderin ka treguar për garën e ngushtë që ka qenë brenda partisë për tu kandiduar për kryetar Prishtine.

Gashi ka thënë se në këtë garë për të parin e Prishtinës kanë qenë Avdullah Hoti, Ismet Beqiri dhe Arban Abrashi. Gashi ka treguar se Hoti ishte tërhequr ndërsa Abrashi kishte mposhtur Beqirin në një garë tejet ngushtë.

“Në një garë të ngushtë përbrenda LDK-së Abrashi ka fituar votat e nevojshme me kryesi të partisë. Në garë ka qenë Avdullah Hoti dhe Ismet Beqiri ndërsa Hoti është tërheq ma vonë,  dhe në garë me Ismet Beqirin, Abrashi i ka fituar votat”.

“Votimi ka qenë është në vota të fshehta dhe nuk mund të ketë asnjë dilemë në një votim korrekt dhe ka fituar. Për degën e Prishtinës është e pranueshme dhe ne do të garojmë me Arbanin me kandidat për kryetar të Prishtinës në sot edhe i kemi dorëzuar listat”, ka thënë Gashi./Insajderi.com