LDK ka humbur në të gjitha komunat ku qeverisë

LDK ka humbur në të gjitha komunat ku qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur në të gjitha komunat ku qeverisë, përcjell Insajderi.

Në Gjilan ka fituar vetëm 16.03% të votave, ndërsa në Viti 21.19.

Në Vushtrri doli e treta me 10.34%, po ashtu në Lipjan 20.85% si forca e tretë.

E humbi edhe bastionin në Fushë Kosovë, mori 16.87%, përderisa VV fitoi me 55.57% të votave.

Peja ishte shokuese për partinë e Isa Mustafës, pasi nuk arriti mbi 18.83%.

Bastioni 20 vjeçar, po ashtu ra. Fituan vetëm 26.76%. /Insajderi.com