LDK kandidon një grua për kryetare të Deçanit

LDK kandidon një grua për kryetare të Deçanit

Hyrie Dobrunaj do të jetë kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Komunës së Deçanit.

Kështu, Dobrunaj bëhet gruaja e parë që kandidohet për kryetare të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur”, ka shkruar Zemaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës tash drejtohet nga Lumir Abdixhiku, i cili i fitoi zgjedhjet e brendshme pas një rezultati të cilësuar “si të dobët” nga vetë zyrtarët e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Insajderi.com