Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të enjten ka kërkuar debat parlamentar lidhur me marrëveshjen e Washingtonit, për të cilën Qeveria Kurti ka thënë se është jolegjitime.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes ka deklaruar se presin që në këtë seancë të jetë prezent edhe vet kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
“Ne kërkojmë të dimë veprimet që ka marrë Qeveria ndaj kësaj marrëveshje dhe cilat janë mosveprimet dhe shkaqet pse nuk janë marrë. Marrëveshja e Washingtonit është marrëveshje që është në favor të Kosovës dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Kjo marrëveshje është prioritet i saj dhe duhet të respektohet, është shprehur ai para mediave.
I pyetur për vendimin për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit publik dhe shkarkimet tjera, Gashi ka thënë se janë vendime dhe veprime të gabuara dhe në kundërshtim me ligjin.
“Janë të paprecedentë dhe të rrezikshme”./Insajderi.com