Debati ka eskaluar mes LDK-së dhe LVV-së.
Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debate deri në atë pikë sa u kërkua përjashtimi i deputetit të Lëvizjs Vetëvendosje, Artan Abrashi.
Abrashi e quajti Qeverinë Hoti si “Qeveri Koti”. Kjo bëri që shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi të kërkojë nga kryeparlamentarja që deputeti Abrashi të përjashtohet nga seanca apo të kërkojë falje.
Abrashi u kundërpërgjigj duke thënë se ështe deputet I LVV dhe nuk tërhiqet nga fjala që tha.
Më pas, shefi parlamentar i grupit të LVV, Rexhep Selimi, tha se fjala “Koti” nuk është gjuhë joparlamentare dhe se harrojeni një deputet I LVV-së të përjashtohet nga seanca. /Insajderi/