
Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke përafruar qëndrimet mes vete dhe “shumë shpejtë” do të krijojnë një platformë qeverisëse.
I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së deklaroi se kanë arritur përafrime me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se takimet tani e tutje do të shpeshtohen.
“Nga nesër do të kemi takime ditore dhe nga nesër ju do të njoftoheni… tashmë e dimë se cilat janë pikat që na bashkojnë dhe do e shohim se si të vazhdojmë. Ne kemi studiuar në detaje programin e Vetëvendosjes, tanimë e dimë se cilat janl pikat që na bashkojmë. Unë besoj që shumë shpejtë ne do të dalim dhe do të nënshkruajmë një platformë të qeverisjes së përbashkët”, tha Hoti.
Ai po ashtu ka thënë se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se dëshiron që të krijoj një grup të vetin parlamentar.
“Në bazë të fjalimit të tij është i interesuar që të krijoj një grup të tij parlamentar dhe ka shprehur dëshirë që ne të përafrohemi me ‘Vetëvendosjen’”, deklaroi Hoti. /Insajderi.com