
Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media duke filluar nga ora 12:00 , njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja për media e këtij subjekti politik, Sibel Halimi.
E pyetur për arsyen e mbajtjes së kësaj konference, ajo ka thënë” Surprizë, e shihni kur të vini”.
Ndryshe, kjo parti edhe të shtunën ka mbajtur një konferencë për media.
Shkëmb Manaj, nga kjo parti ka deklaruar se LDK e mbështet propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë./Insajderi.com