LDK mban sot konferencë për rastin e Haki Rugovës

LDK mban sot konferencë për rastin e Haki Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media, lidhur me rastin e arrestimit të kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, transmeton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, për T7, por nuk dihet ende se në çfarë kohe ky subjekt politik do t’i adresohet mediave.

Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Pejës është duke u mbajtur seanca dëgjimore për rastin e kryetarit Rugova, ish-nënkryetarit Lulzim Blakaj dhe zyrtarit të komunës, Faton Blakaj.

Keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve janë veprat penale për të cilat Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin dhe marrjen në pyetje të këtyre zyrtarëve komunalë të Istogut. /Insajderi.com