
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sulmi në zemër.
Kikaj ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.
Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku po përpilohej lista e deputetëve për zgjedhjet e reja.
Kikaj kishte besimin e Degës së këtij subjekti politik në Podujevë, që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të legjislaturës së ardhshme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se organizon mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së Agim Kikajt,nga ora 15:00 në Tetarin Kombëtar në Prishtinë.
Ndërkaq, varrimi bëhet në ora 17:00 në Fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës.