LDK mbledh nesër kryesinë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë

LDK mbledh nesër kryesinë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nesër do mbajë mbledhjen e radhës së Kryesisë, njofton Insajderi.

Burime të GazetaBlic bëjnë të ditur se kjo mbledhje do të mbahet nga ora 10:00.

“Nesër do të mbahet mbledhja nga ora 10:00, në të cilën do të bëhen publikë emrat e kandidatëve për deputetë”, kanë thënë burime të GazetaBlic brenda LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovë në këto zgjedhje do të garojë me kandidatin e saj për kryeministër, Avdullah Hoti.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./Insajderi.com