LDK merr vendimin e madh, vazhdojnë të jenë vegël e Thaçit

LDK merr vendimin e madh, vazhdojnë të jenë vegël e Thaçit

Sot u mblodh kryesia e LDK-së, përderisa në fund u tha se nuk do të bëhen pjesë e këtij ekipi të dialogut.

Por në një postim në facebook, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa thotë se mbështesin qëndrimet e BE-së dhe Amerikës.

E dihet se edhe BE-ja edhe Amerika kanë thënë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Thaçi, duke theksuar se duhet të ketë edhe marëveshje finale.

“LDK përshëndetë dhe mirëpret përkrahjen e Presidentit Trump si dhe atë të BE-së për dialogun”, ka shkruar Mustafa.

Nga kjo mund të nënkuptohet se LDK-ja do të vazhdojë të mbetet afër Thaçit edhe në dialog.

Pasi BE-ja në një letër drejtuar kryeministrit ka kërkuar që Thaçi të jetë udhëheqës.

Përkundër se Mustafa ka thënë se nuk bëhen pjesë e këtij ekipi aktualë, duke kërkuar zgjedhje të reja.

“LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime, sepse dialogu kërkon qasje shumë serioze dhe vendime që mund ti marrin vetëm ata që kanë përkrahje të qytetarëve”, përfundon shkrimi i Mustafës.

Në letrën që Trump ia ka dërguar Thaçit kërkon unitet dhe marrëveshje finale me shtetin serb. /Insajderi.com