“LDK ndahet në dysh”, deklarata e Haki Abazit që nxiti reagime

“LDK ndahet në dysh”, deklarata e Haki Abazit që nxiti reagime

Një deklaratë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është duke tronditur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Abazi mbrëmë në emisionin televiziv Debat Plus tha se LDK do të ndahet në dysh nëse ata djegin, kandidaturën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për kryeministër.

“Kostoja e LDK-së në një skenar të tillë, kur do ta djegte kandidaturën e zotëri Kurti, kostoja është katastrofave, përveç që do të ndahej partia…”, kjo është një deklarata e Abazi që nxiti reagime.

Kandidati për deputet i LDK-së, Selim Kryeziu këtë parashikim të Abazit ka ironizuar me të duke thënë se disa mund të mendojnë se ku mund të jetë parashikim alla Nostradamus apo Baba Vanga.

“Dikush mund ta merr këtë konstatim si parashikim alla Nostradamus apo Baba Vanga. Por, realisht ky konstatimi nuk është i tillë. Z. Abazi ndoshta në mënyrë të pa vetëdijeshme ka thënë një të vërtet të madhe, ka treguar qëllimin e vërtet të Vetëvendosjes dhe të z. Kurti”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje Kryeziu ka shkruar se VV nuk po është e gatshme të sakrifikojë Glauk Konjufcën ndërsa postin e kryeministrit po.

“S’ka si të shpjegohet ndryshe fakti që VV nuk është e gatshme ta “sakrifikojë” kryeparlamentarin kurse është e gatshme ta “sakrifikojë” kryeministrin. Ose, kush e di, ndoshta planifikojnë pas një viti e ca që z. Kurtin ta kandidojnë për president”, ka shkruar Kryeziu. /Insajderi.com