Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë ka njoftuar se Jeton Biqkaj do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet që pritet të mbahen më 17 tetor, njofton Insajderi.
Siç është bërë e ditur në njoftim, vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë me kryetarë të nëndegëve të kësaj partie.
“Dega e LDK-së në Kamenicë, në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet e 17 tetorit të jetë Jeton Biqkaj”, thuhet në komunikatën e tyre.
Aktualisht kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate./Insajderi.com