LDK në mbledhje pas aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj Thaçit e Veselit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po mbanë mbledhje pas gjendjes së krijuar politike.

LDK në mbledhje pas aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj Thaçit e Veselit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa po mban takim me mbledhjen e kryesisë për shkak të gjendjes së krijuar politike pas aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në këtë takim nuk po merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë.

“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij”, ka shkruar Mustafa ditë më parë duke paralajmëruar reflekitme në këtë fazë që po kalon Kosova.

Poashtu, Mustafa ka thënë se Kosova po përballet me të panjohura. /Insajderi.com/